Itali, 32-vjeçari shqiptar qëllohet në mes të lokalit

Një 32-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Itali ndërsa po pinte një kafe. Mediat lokale italiane raportojnë se shqiptari me pasaportë angleze ka shkuar mbrëmë në lokal rreth orës 19:00.

32-vjeçari është transportuar menjëherë në klinikën më të afërt, ndërsa mësohet se nuk është në rrezik për jetën. Gjithashtu raportohet se i riu nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penalë.

Autori qëlloi dy here ndaj shqiptarit, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë karabinierët e komisariatit Antonio Galante. Sipas hetimeve të para, rezulton se shkaku i ngjarjes është një zënkë mes bashkatdhetarëve.