Itali: Shqiptari gjendet i varur në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Një shqiptar ka vendosur që t’i japë fund jetës së tij, duke u varur në pemë me rripin e pantallonave.

Policia është njoftuar nga kalimtarët të cilët kanë parë pamjet dramatike, por pa mundur t’i japin ndihmë, pasi shqiptari kishte ndërruar jetë.

Shqiptari kishte gjetur vdekjen, pasi ishte varur në nje peme 9 metra mbi tokë. Është dashur ndihma e zjarrfikëses për të zbritur trupin e pajetë të 35-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane që kanë raportuar ngjarjen, transmeton gazeta blic.

Për momentin për policinë kjo është vetëvrasje, ndërkohë që po hetohet më tej për shkaqet e ngjarjes së rëndë.