Italia “merr frymë” 24 orët e fundit, shënohet numri më i ulët i vdekjeve që prej 2 marsit

Që prej gati katër muajsh, sot Italia ka shënuar numrin më të ulët të viktimave nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Mbrojtja Civile në Itali ka njoftuar se këto 24 orë kanë humbur jetën 24 persona, ndërkohë që numri më i ulët para këtij është ai i 2 marsit me 18 viktima.

Ndërsa rastet e personave të infektuar për orët e fundit në Itali janë 224, ku prapë dominon Lombardia me raste.

Që nga përhapja e pandemisë në Itali kanë ndërruar jetë 34.634, ndërsa janë infektuar 238.499 persona në total.