Ja kur mbahet takimi i radhës i grupeve punuese LDK-LVV

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do ta mbajnë takimin e radhës të mërkurën në orën 15:00.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të premtes mes të dyja grupeve  ku u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në takimin e javës së shkuar u shqyrtuan edhe temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosjes është fituese e tyre, pasuar nga LDK.