Ka ardhur në jetë fëmija i parë për vitin 2022

Ka ardhur në jetë fëmija i parë për vitin 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Vetëm një minutë pas orës 00:00, ka ardhur në jetë fëmija nga nëna H.Sh. e cila ka lindur fëmijën e parë me operacion cezarian.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Dr. Jakup Ismajli.