Kadri Veseli takon veteranët e UÇK-së: Do transformojmë Kosovën në një vend të sundimit të plotë të ligjit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, sot zhvilloi takim me veteranët e UÇK-së ndërsa me ta diskutoi edhe planin e tij antikorrupsion.

Veseli përmes facebook pas këtij takimi me veteranët theksoi se një nga pesë shtyllat e kryesore të Paktit kundër Korrupsionit, është çështja e veteranëve të rremë, që Kosova të transformohet në një vend të sundimit të ligjit, njofton Klan Kosova.

”Në takimin tim me veteranët, fola për Planin Kundër Korrupsionit që do vë në jetën në 100 ditët e para si kryeministër dhe u ndala tek çështja e veteranëve të rremë. Kjo është njëra nga pesë shtyllat kryesore të këtij plani që do ta transformojë Kosovën në një vend të sundimit të plotë të ligjit.

U bëra thirrje bashkëluftëtarëve të mi që të angazhohen edhe ata me mua për heqjen e kësaj njolle që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk duhet që të lejojmë që të bëhet tregti për vota me statusin e shenjtë të veteranit të luftës! Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju dëshironi që së bashku t’ua kthejmë në vend luftëtarëve të lirisë nderin e cenuar prej mashtruesve të listave”.