Kadrijaj: Dje kam kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron

Për rastin e vdekjes tragjike të të riut në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ka reaguar edhe deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, shkruan Fokusi.info.

Kadrijaj ka kërkuar nga prokuroria që t’i zgjerojë hetimet e keqmenaxhimit të asaj qendre.

Statusi i plotë:

Sot u shua jeta e të riut nga Gjilani A.M.! Familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta. Dje kam kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron. Nuk ma lejon pijeteti dhe edukata ta politizoj një tragjedi për poena politikë. Por të çohen të flasin sonte Arben Vitia e Albulena Haxhiu? Kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie?
Kosova sonte humbi jetën dhe ëndërrat e një të riu për shkak të keqmenaxhimit!
Turpi do të mbetet tek ju.
Hetuesia duhet të ndriçojë rastin në detaje!