Kali më dembel në botë, ja çfarë bën sa herë tentojnë ta kalërojnë

Një kal ka gjetur një mënyrë të zgjuar për t’i ndaluar njerëzit ta kalërojnë atë – duke luajtur të ngordhurin sa herë që dikush përpiqet të hipë mbi të.

Kafsha nuk është e interesuar ta kryejë detyrën standarde, që zakonisht kryejnë kuajt, transmeton lajmi.net.

Sa herë që dikush përpiqet të ngjitet mbi shalën e tij, ai rrëzohet në tokë në një grumbull, duke i ngritur ndonjëherë edhe thundrat në ajër.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.