“Kam parë varret masive të shqiptarëve”/ Ish prokurori Special: Serbët ishin agresorët

Prokurori Special, John Clint Williamson, i cili ka hyrë në Kosovë së bashku me trupat e NATO-s më 12 qershor 1999 dhe ka drejtuar hetimin e Gjykatës Ndërkombëtare për atë që kishte ndodhur aty, në një intervistë ekskluzive për RTV Ora konfirmoi se gjatë punës së tij në terren ka parë nga afër varre masive shqiptarësh.

Sipas tij, në shumicën e rasteve, serbët kanë qenë agresori dhe shqiptarët viktimat.

“Unë mbikëqyra hapjen e të gjitha vareve masive ku ndodheshin trupat e mijëra shqiptarëve të Kosovës. Unë pashë këtë me sytë e mi. Padyshim që forcat serbe ishin agresorët dhe në shumicën e rasteve shqiptarët ishin viktimat“, u shpreh Williamson.

Pjesë nga intervista:

OraNews: Udhëheqësit politikë në Prishtinë dhe në Tiranë thonë se aktakuza krahason agresorin me viktimën gjatë luftës në Kosovë. Çfarë mendoni për këtë?

John Clint Williamson: Jo, nuk është kjo çështja. Siç e thashë kur publikova gjetjet e hetimit në 2014, unë isha në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999 në gjatë të luftës dhe kur vendi ndeshej me pasojat e luftës. Unë kam qenë së bashku me trupat e NATO-s më 12 qershor 1999 dhe drejtova hetimin e Gjykatës Ndërkombëtare për atë që kushte ndodhur aty.

Unë mbikëqyra hapjen e të gjitha vareve masive ku ndodheshin trupat e mijëra shqiptarëve të Kosovës. Unë pashë këtë me sytë e mi. Padyshim që forcat serbe ishin agresorët dhe në shumicën e rasteve shqiptarët ishin viktimat. Kjo procesi tani nuk lidhet me shfajësimin e saj që ndodhi pas dhe asaj që ndodhi gjatë konfliktit.

Ajo që ndodhi gjatë konfliktit ishte shumë me e keqe dhe natyrisht shqiptarët kanë vuajtur më shumë gjatë asaj periudhe. Nëse kishte forca ushtarake që mbronin një vend apo mbronin njerëz, ato duhet që të zbatojnë ligjet e luftës dhe ligjet ndërkombëtare humanitare.