Kamioneta përfshihet nga zjarri tek Rruga B

Zjarri ka përfshirë një kamionetë në Prishtinë, saktësisht tek Rruga B.

Kamioneta është djegur thuajse e tëra, por për fat të mirë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përpos dëmeve materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin./Indeksonline/