Kamioni e godet për vdekje biçiklistin në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Biçiklisti dyshohet se u godit nga një kamion, që u përfshi po ashtu në aksident dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” thuhet në përgjigjen e Policisë.