Katër vjet e tetë muaj burg për vrasje nga pakujdesia 

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit N.B. për veprën penale vrasje nga pakujdesia.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 8  muaj, i cili dënim do të ekzekutohet  pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Në këtë dënim të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datë 23.07.2019 gjerë me datë 09.12.2019.

N.B. është akuzuar nga Prokuroria pasi që më datë 20.07.2019, rreth orës 17.50 në Prishtinë, në rrugën “Perandori Justinian” në shkallët e nënkalimit nën bulevardin “Bill Klinton” pas mosmarrëveshjes verbale fizikisht e kishte sulmuar tani të ndjerin – të dëmtuarin G.R., duke e goditur shumë herë me grushte në pjesën e kokës dhe e kishte goditur me këmbë në pjesën e kraharorit, për çka tani i ndjeri G.R e kishte humbur baraspeshën dhe ishte rrëzuar në shkallë me shpinë dhe kishte rrëshqitur deri te pushimorja e shkallëve duke pësuar lëndime trupore, për shkak të të cilave kishte ardhur deri te vdekja.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.