“Kërcënon” Bahtiri: Nëse bëhet Asociacioni largohem nga VV-ja

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se do të jap dorëheqje nga VV-ja nëse pranohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai e ka cilësuar Asociacionin si “tumor” për Kosovën dhe ka thënë se nuk e di se nga do të shkojë pas largimit eventual nga VV, por që do të jetë e sigurt që do të jap dorëheqje.

“Nëse bëhet Asociacioni. Që është tumor për Kosovën. Unë them publikisht, me përgjegjësi të plotë, se nuk do të jem më pjesë e VV-së. Ka do të shkoj nuk e di. Por që nuk do të jem më pjesë e VV-së është e sigurt”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti duhet të jap dorëheqje nëse ai e pranon Asociacionin, shkruan Gazeta Express.

“Nëse e pranon këtë, që unë e di që nuk e pranon por nëse e bën, atëherë ai duhet të jap dorëheqje”, përfundoi ai.