Kerquki lajmërohet nga QKUK: Valoni është mirë, sulmuesit e përcollën me veturë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, ka thënë se ai dhe Iliri Mirena janë së bashku me Valon Sylën në QKUK dhe se gjendja e tij është e mire.

Kerquki ka thënë se si duket sulmuesit e kanë përcjellë veturën e Sylës prej televizionit e deri kur u ndalë në Bregun e Diellit.

“Valoni eshte mire. Une e Iliri jemi me te ne QKU. Si duket sulmuesit e kane percjell veturen e Valonit prej televizionit e deri kur u ndale ne Breg te Diellit. Policia i ka te gjitha te dhanat.
Valoni u sulmu per shkak te profesionit te tij, per faktin qe eshte gazetar dhe mbi te gjitha njeri i lire. Valon A. Syla per mua sot eshte simbol i fjales se lire, eshte simbol i njeriut te pakompromis, i pa-nenshtrueshem ndaj askujt, ndaj asnje grupi – sado i fuqishem qe mund te jete ai”, ka shkruar Kerquki.