Këshilltari i ministrit Mehaj shpërndan një postim skandaloz ku thuhet “ShBA shiti interesat e popullit të Kosovës”

Sami Hajrullahu, një nga këshillatret politik të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë një veprim tejet skandaloz duke shpërndarë një shkrim në Facebook ku pohohet se “Shitja prej SHBA -ve e interesave të popullit të Kosovës, pritej”, SHBA-të dhe Europa jo vetëm të shesin, po edhe të vrasin për Rusinë dhe Serbinë!”.

Muharrem Xhafa, i cili punon për Partinë e Punës në Shqipëri, ka shkruar statusin që Hajrullahu ka shpërndarë mbrëmjen e së hënës, sipas të dhënave publike në Facebook, shkruan Paparaci.

Në këtë shkrim skandaloz, Xhafa shkruan mes tjerash se “”Ndihmës”, që SHBA-të dhanë për “çlirimin” e Kosovës nga pushtuesit serbë, i doli tymi!”.