Këshilltarja e Vuçiqit tregon telashet e takimit me Grenellin: Ishte shumë e çuditshme, ja çfarë po bënte presidenti

Suzana Vasiljeviq, këshilltarja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për vështirësitë gjatë takimit me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.

Suzana Vasiljeviq, këshilltarja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se takimi me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell ishte shumë i vështirë, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

Ajo për “TV Prva” deklaroi se Vuçiq dhe Grenell në dhjetë minutat e para kishin biseduar të vetmuar, ndërsa pasataj u është bashkuar edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.

“Ajo që ishte e çuditshme, për herë të parë presidenti shkruante shënimet nga takimi,  sepse me siguri se bisedat ishin shumë të vështira dhe ai mbrëmë nuk kishte vullnet që as me ne të bisedonte rreth tyre”, deklaroi Vasiljeviq.

Ajo shtoi se shpeshherë ndodh që takimet të jenë të vështira kur bëhet fjalë për Kosovën por shtoi se asnjëherë nuk është synim i presidentit e as bashkëpuntorëve të tij të bisedohet dhe të kërkohet kohë për t’u menduar se në cilën mënyrë duhet të njoftohet opinioni pa marrë parasysh se çfarë mund të ketë dëgjuar nga Grenell.