Kështu përgjigjet Vjosa Osmani kur pyetet se a do ta propozojë Vetëvendosje për Kryeministre!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ftoi së fundi liderët partiak e institucional në një takim të përbashkët për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.

Por ishte pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës që refuzoi këtë ftesë. Pavarësisht kësaj Kryetarja e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani shkoi në këtë takim.

Pas daljes, Osmani u pyet nga mediat nëse ajo do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje si mandatarë për kryeministre.

Por Osmani deklaroi se nuk do të flas për këto çështje, që sipas saj janë puro politike, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, Vjosa Osmani shtoi se shumica prej këtyre lajmeve janë spekulime për të cilat do të jap përgjigje më vonë.

“Në radhë të parë nuk dua që të flas për këto çështje puro politike kur qëllim i vetëm i pjesëmarrjes lidhet me bashkëpunimin ndërinstitucional, për pjesën e dytë të pyetjes tuaj në një moment tjetër do të dua të përgjigjem, shumica dërmuese janë spekulime, po do të përgjigjem më vonë”, tha Osmani.