Këta janë dy të arrestuarit nga policia serbe, njëri nga ta asambleist

Policia serbe ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës të cilët për shkak të mjegullës dyshohet se mund të kenë dalë në territorin e Serbisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë qorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe, janë duke e trajtuar rastin e tyre dhe sipas tyre nuk mund të japin më shumë informacione për shkak të procedurave të mëtejme“, thotë Hoxha.

“Indekonline” mëson se një nga personat e arrestuar është Blerim Maqastena, i cili është asambleist i Partisë Socialdemokrate në Komunën e Podujevës dhe kushëriri i tij Berat Mexhuani.