Këta janë personat që vdiqën në aksidentin e tmerrshëm mbrëmë (Pamje +18)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19:00 të së mërkurës në rrugën Ferizaj – Shtime, ku si pasojë katër persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar, njëri rëndë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ndërkaq në veturë janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën”, ka deklaruar Veseli.

Sipas video-incizimeve të shpërndara në rrjetet sociale, shihen veturat që kanë përfunduar dhjetëra metra jashtë aksit rrugor.

Ndërkohë katër personat që kanë vdekur janë, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar./Gazeta10