Këta janë tre ministrat shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën sot në mëngjes qeverinë e atij vendi.
Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan gjithsej 66 deputetë, nga të cilët 46 ishin pro, 19 kundër dhe një abstenoi.

Kryeministër është lideri i Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiq.

Në mesin e tyre janë edhe tre ministra që vijnë nga ana e partive polike shqiptare.

Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.