Këto janë ngjarjet e planifikuara për sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të ndodhin disa ngjarje. Në orën 09:00, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të nënshkruajë Marrëveshjen për partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në komunën që ai udhëheq.

Ndërsa në orën 11:00, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin.

Në orën 12:00, presidentja Osmani do ta presë në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Me McKee do të takohet edhe Kurti në orën 15:45.

Kalendari:

09:00- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të nënshkruajë Marrëveshjen për partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00 – Koalicioni i OJQ-ve (IKD, GJPS, Fol, Çohu dhe Colombus) organizojnë tryezën me temën “Reforma në Drejtësi”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00 – Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

11:00- Hapet ekspozita “Identiteti” e Dashamir Gurabardhit. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës)

12:00 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pret në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. Në fund të takimit, Osmani dhe McKee do të deklarohen për medie. (Kabineti i Presidentes)

13:00 – Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Zyrën e UNICEF-it, organizojnë shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino “Armata”, Prishtinë)

13:00 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Parashkrimi i Korrupsionit” – rezultat i monitorimit të sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:00 – Këshilli Rinor Kosovar, në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt, shënojnë Ditën e Vullnetarizmit. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj)

15:15 – Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” do të publikojë raportin “Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

15:45 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim dihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit) .