Kim Mehmeti: Kjo qeveri nuk do të funksionojë

Shkrimtari Kim Mehmeti thotë se nuk mendon se qeveria në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të funksionojë.

“Unë mendoj se kjo do të jetë qeveri që nuk do të funksionoj”, është shprehur Mehmeti, në emisionin A Show në T7.

Tutje, Mehmeti tha se ai që ka qëllim të mirën e popullit, nuk synon presidencën.

“Ai që ka qëllim të parë të mirën e popullit nuk e ka synim të bëhet president por çfarë të behet me atë president”, ka thënë Mehmeti.