“Kishin ikur nga jetimorja”/ Dy fëmijë qëllojnë me kallashnikov drejt policisë për 35 minuta (VIDEO)

Dy fëmijë të mitur kanë dalë para gjykatës nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, pasi kanë hyrë në një shtëpi për të vjedhur më armë model AK-47 dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të policisë.

Travis O’Brien, 12 vjeç dhe bashkëpunëtorja e tij, Nicole Jackson, 14 vjeçe, thuhet se ishin armatosur me armë dhe më pas kanë qëlluar drejt policisë, pasi kishin ikur nga një jetimore në Volusia County, Florida, të martën në mbrëmje.

Gjyqtari ka urdhëruar që 12-vjeçari të mbahet në paraburgim për 21 ditë ose derisa gjykata të japë një tjetër vendim ndaj tij.

Momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Në video duket momenti se si policët fshiheshin pas pemëve ndërsa dy të miturit qëllonin me plumba ndaj tyre.

Zyrtarët gjithashtu dëgjohen duke u përpjekur të bindin të rinjtë të dorëzohen.

Sipas policisë, shkëmbimi i zjarrit zgjati për rreth 35 minuta.

Autoritetet thonë se fëmijët ikën nga Shtëpia e Fëmijëve Florida United Methodist në Enterprise, të martën pasdite.

Gazeta shqip