Kjo është ushtruesja e detyrës e drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së

Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur sot ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar, raporton Fokusi.info.

Sipas një njoftimi për media thuhet se bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar.