“Klan Kosovën e drejton Aleksandër Frangaj”: Raporti i PE që flet për “mediat dezinformuese”, dezinformon vet

Një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas pretendimeve në këtë dokument, të cilat janë bërë sipas analizës së mediave sociale, si mediat ashtu edhe politikanët u përfshin në këtë fushatë, të cilën studimi i identifikon si “kanale kryesore të dezinformimit në Kosovë”.

Por vet raporti dezinformon kur e përmend mediumin Klan Kosova, të cilin sipas dokumentet e drejton manjati mediatik, Aleksandër Frangaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Drejtor i Klan Kosovës deri në mars të këtij viti ka qenë Baton Haxhiu, ndërsa nga ajo periudhë e tutje televizioni udhëhiet nga Adriatik Kelmendi.

Shkrimi i porositur nga Parlamenti Europian, ia huq edhe në një rast tjetër kur thotë se RTV Besa është “pronë e shtetit”, ndërsa e njëjta është vetëm një media lokale me qendër në Prizren, shkruan Gazeta Insajderi.