‘Klienti im është shumë i stresuar’, avokati i dëshmitarit njofton se ai nuk do të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK-së

Avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të, ka njoftuar se ai nuk është i gatshëm të dëshmojë, por është i gatshëm të shkojë në burg.

“Klienti im është shumë i stresuar, nuk është i gatshëm të japë dëshmi, por i gatshëm të shkojë në burg”, tha ai.

Avokati mbështetës i dëshmitarit 29-të, e tha këtë pasi kanë filluar pyetjet e prokurores Clara Lawson për dëshmitarin.

Tutje, avokati kërkoi një pushim 30 minutësh që edhe njëherë të konsultohet me dëshmitarin e 29-të të Prokurorisë Speciale, që të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Paraprakisht, prokurorja Clara Lawson e pyeti dëshmitarin lidhur me një intervistë që sipas saj e ka dhënë në vitin 2004, por ai e mohoi ta këtë bërë.