Klinaku i kundërpërgjigjet prokurorit Smith: Gojën nuk mund ta mbyllim dhe Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi

Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, në një dokument të dërguar në adresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Hagës, ka listuar argumentet e tij se pse Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim dhe pse duhet refuzuar kërkesa e mbrojtjes për mbrojtje në liri, shkruan Fokusi.info.

Smith në argumentimet e tij ka përmendur edhe deklaratën e ushtruesit të detyrës së kreut të Veteranëve të UÇK’së, Faton Klinaku, se do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se i bien në dorë.

Kjo deklaratë e Klinakut të Veteranëve bashkë me fushatën “Liria ka emër, UÇK” janë dy prej argumenteve të shumta që Smith ka listuar e që sipas tij rrisin rrezikun, në rast të lirimit të Kadri Veselit nga paraburgimi.

E lidhur me këtë, ka reaguar kreu i Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku thotë se prokurori Smith nuk mund të na mbyllë gojën dhe Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi.

Statusi i plotë i Klinakut:

Prokurori Smith i “dhomave të specializuara” në Hagë, ka filluar tani t’i zgjerojë armiqtë. Në rastin e z.Veseli, përveç që merret me mua, merret edhe me fushatën “Liria ka emër UÇK”.
E valla nuk kemi çfarë t’i bëjmë, sepse gojën nuk mund ta mbyllim dhe Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi.

https://www.fokusi.info/smith-shfrytezon-deklaraten-e-klinakut-si-nje-prej-argumenteve-pse-veselit-duhet-ti-vazhdohet-paraburgimi/lajme/