Klinaku i OVL-UÇK: Mbështetje për Policinë tonë atje, duke shpresuar në qetësimin e shpejtë të situatës

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të vendit. Ai në Facebook ka shkruar se në diskutime shtrohen vetëm problemet e serbëve dhe jo të shqiptarëve, shkruan Fokusi.info.

“Të njëjtat veprime qe 22 vite!

Në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi, nuk i shtrojnë për zgjidhje problemet reale, sepse diskutojnë vetëm për serbët dhe jo edhe për shqiptarët. Në vëzhgim të situatës me degën tonë në Mitrovicë. Mbështetje për Policinë tonë atje, duke shpresuar në qetësimin e shpejtë të situatës”, shkruan ai.