Klinaku, Kurtit: Asociacioni mund të sjell luftë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka kritikuar idenë e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se kjo do të mund të sillte luftë.

Sipas Klinakut, është e kundërta.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të sjell luftë.

Pikërisht është e kundërta: Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë”, ka shkruar Klinaku.

Në një intervistë për gazetën austriake “ZIB 2”, kryeministri Albin Kurti ka komentuar sërish idenë e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se ajo është “një recetë për luftë e gjakderdhje”.

“Çfarë do të mund të ndihmonte në rajon për siguri dhe pajtim, është një balancë apo simetri në të drejtat e minoriteteve, ndërsa shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë dhe gjakderdhje”, ka thënë Kurti.