Klinaku: Sapo u informova nga Nasim Haradinaj se ndaj tij e Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar aktakuza

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka mohuar raportimet për konfirmimin e aktakuzave ndaj krerëve të kësaj organizate, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, shkruan Fokusi.info.

Klinaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk është konfirmuar aktakuza ndaj tyre dhe as nuk ka njohuri për ngritje të saj.

Postimi i plotë i tij:

Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktatuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre.