Klinaku: Trendafilova do të duhej që në takim të ftonte së pari OVL-UÇK-në

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kundërshtuar vizitën e Kryetarja e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Ai ka thënë se ajo është dashur të ftoj në këtë diskutim se pari OVL-UÇK-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se kjo organizatë i përfaqëson edhe të paraburgosurit në Hagë.

Do të ishte mirë që Trendafilova të ftoj në këtë diskutim me shoqërinë civile së pari OVL-UÇK-në, sepse ne i përfaqësojmë ata atje. Pa marrë parasysh qëndrimin tonë, ajo nuk duhet ta përzgjedh shoqërinë civile. Në atë diskutim, ne do të shprehnim kritikat e kundërshtimet ndaj tona ndaj Gjykatës Speciale. Ajo sa vjen këtu, le të merret me shkeljen e të drejtave të njeriut që ua bëjnë shokëve në Hagë, siç ishte rasti i fundit me ndalimin e komunikimit të paraburgosurve me familjarë dhe vizitorë”, ka shkruar Klinaku.