KO i Protestës takohet me zv.Kryeministrin dhe IKSHPK

Këshilli Organizues i Protestës me moton “NË MBROJTJE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”, e cila është e paralajmëruar që të mbahet me 9 korrik 2020 në ora 12:00, është takuar sot me zv.Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës z.Besnik Tahiri dhe Naser Ramadani nga IKSHPK, shkruan Fokusi.info.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj nuk ka dhënë detaje nga takimi, por përmes një postimi në Facebook, vetëm ka treguar se kanë pasur takim.

“Takim i Këshillit Organizues të Protestës me zv.Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës z.Besnik Tahiri dhe Naser Ramadani nga IKSHPK”, ka shkruar Haradinaj.

Se a do të mbahet protesta e paralajmëruar, apo pritet të shtyhet ajo për shkak të situatës me Covid-19, në një përgjigje për Fokusi.info, Nasim Haradinaj zëdhënës i KO të protestës tha:
Po, ne kishim takim edhe me IKSHPK dhe presim përgjigje profesionale nga ta se a ka kushte të mbahet protesta./Fokusi.info/