Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

Mërgimtarët çdo vit po përballen me kolona të mëdha në pikat kufitare.

Me kolona të gjata po përballen edhe mërgimtarët që ia kanë mësyrë pikës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore në Han të Elezit, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonline i ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se janë krijuar kolona të gjata në këtë pikë kufitare.

Përkundër që janë bërë ndryshime në kontroll kufitare, kolona po vazhdojnë të krijohen në sezonën verore.