Komisioni hetimor për rezervat shtetërore do të mblidhet sot

Sot në orën 13:00, do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.
Ata do të shqyrtojnë planin e punës dhe buxhetin për komisionin.

Kujtojmë që javët e kaluara partia në pushtet disa herë kishte bojkotuar konstituimin e këtij komisioni.

Themelimi i këtij komisioni erdhi si rezultat i arrestimeve të bujshme gjatë muajit gusht në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.