Komunikatë e OVL UÇPMB’së për zgjedhjet në Serbi

KOMUNIKATË

Dje u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Serbi. Shumica e partive politike në Kosovën Lindore e ftuan popullatën shqiptare për të dalur në këto zgjedhje. Qëndrimi i Organizatës së veteranëvë të Luftës së UÇPMB – së gjithmonë ka qenë i prerë: jo zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Ftesa e jonë ka qenë dhe do të mbetet që këto zgjedhje kur do që do të organizohen duhet të bojkotohen. Është e qartë se zgjedhjet parlamentare në Serbi nuk i kanë shërbyer asnjëherë interesave politike të shqiptarëvë të Kosovës Lindore. Përkundrazi, ato gjithmonē janë përdorur nga Beogradi për të mbuluar diskriminimin nacional, politik, ekonomik e kulturorë të autoriteteve të Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore, duke e paraqitur Serbinë para bashkësisë ndërkombëtare shtet me standarde liberalëdemokratike që respekton pakicat nacionale.

Dalja e ulët e shqiptarëve dje në këto zgjedhje tregoi se populli shqiptarë u tregua i papërfillshëm ndaj kërkesave të atyre politikanëve që mbështetën këto zgjedhje. Populli shqiptarë dje foli me zërin e demokracisë përmes kutisë së votimit. Ai e deligjitimoi politikën dhe politikanët manipulant që e drejtojnë kursin e orientimit politik ka Beogradi e jo drejt Prishtinës dhe Tiranës. Porosia e bojkotit tē këtyre zgjedhjeve ishte që këto politika në vazhdimësi kanë shërbyer për ambicie karrieririste, klanore, e përfitime personale. Populli shqiptarë dje e ndëshkoi politikën klienteliste të Beogradit duke dëshmuar se qëndron fuqishëm prapa rezultateve të Referendumit të ’91 – shit, për autonomi territoriale dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën.

Dje u godit politika serviliste integraliste institucionale për t’u afirmuar politika integraliste kombëtare shqiptare. Shqiptarët meritojnë respekt për vetëdijen e treguar politike. OVL e UÇPMB – së falënderon gjithë shqiptarët në Kosovën Lindore që bojkotuan këto zgjedhje duke i thënë një JO tē madhe politikanëve satelit tē Beogradit që gjuhët i flasin shqip ndërsa ëndrrat i shohin serbisht.

04. 04. 2022 Preshevë
Kryetari i OVL të UÇPMB-së
Nazmi Hajredini