Konfirmohet 1 rast i ri me Covid-19 në Krujë, situata drejt përmirësimit

Kruja është një prej vatrave më të nxehta të koronavirusit në vendin tonë, por gjatë orëve të fundit situata sheh përmirësim.

Burime thonë se gjatë orëve të fundit janë testuar 46 persona nga të cilët ka rezultuar pozitiv vetëm një burrë.

Ky i fundit është infektuar pas kontaktit me persona të tjerë të prekur.

Ditën e djeshme, nga 6 qytetarë që rezultuan pozitivë, 3 raste ishin në Tiranë dhe 3 në Krujë.

Deri tani, totali i rasteve aktive në Krujë është 63.

Çdo ditë, kurba po sheh përmirësim në vendin tonë dhe ka shpresa që pándemisë po i vjen fundi, megjithëse ende nuk ka një ilaç apo vaksinë që trajton personat e prekur.