Konfirmon Hamza: PDK do të votojë pro rishikimit të buxhetit

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në emër të subjektit të tij politik ka thënë se do ta votojnë rishikimin e projektbuxhetin për vitin 2020, përkundër që shumica dërmuese e amendamenteve që ata kanë bërë nuk janë marrë parasysh.

“Ne deklaruam se do ta përkrahim buxhetin pa kushte, i propozuam disa amandamente me bindje të plotë që i kontribuojnë situatës, megjithatë pjesa dërmuese nuk janë marrë në konsideratë. Pavarësisht që i kemi përmend edhe në leximin e parë, të metat që i përmban ky dokument, ne do ta votojmë”, tha Hamza në Kuvend.