Konjufca kritikon LDK-në pse nuk do takime me VV-në para rezultatit final të KQZ-së

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se është gabim vendimi i LDK’së që të mos zhvillohen takime mes dy partive deri në rezultatet finale nga KQZ.

Konjufca sonte në Pressing ka thënë se të paktën mund të flasin për pajtueshmëri tematike.

‘’Cdo vonesë që krijohet dhe përpjekje për me e prolongu rezultatin, është e dëmshme për vendin tonë. Kemi nevojë për certifikimin e rezultateve dhe pastaj takime më të formalizuara me LDK’në. LDK e ka zgjedh një strategji që thotë se duhet të ketë sa më kontakte dhe takime me VV’në deri në rezultate. Kjo është strategji jo më e mira e mundshme. Është dashtë që të takohemi sa më shpesh, sepse na duhet hapësirë për pajtueshmëri tematike. Nuk është prejudikim i rezultateve të zgjedhjeve’’,ka thënë ai.

‘’Po frikësohem se po humbim kohë pa nevojë dhe për këtë më shumë është konservative LDK-ja’’