Konjufca për aksidentin tragjik në Kroaci: Bashkëndjejmë me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa kosovare në Kroaci, ku raportoher se kanë vdekur 10 persona.

Konjufca ka thënë se lutemi që të ketë sa më pak viktima.

“Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci!

Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë.

Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë./Fokusi.info/