Koronavirusi/ Kina ndërtoi spitalin në dy ditë, por a kanë shpëtim të prekurit? (Video)

Është ndërtuar në kohë rekord spitali në Kinë për trajtimin e të prekurve nga koronavirusi. Spitali ka përfunduar brenda 48 orësh falë stafeve të punëtorëve nga kompani të ndryshme dhe vullnetarë nga Vuhani.

Spitali do t’i ketë 1,000 shtretër. Me të përfunduar spitali pascientët kanë nisur të akomodohen menjëherë, por ende nuk është e konfirmuar se është gjetur vaksina për virusin vdekjeprurës.