Kosova e pafat, dy ndeshjet për të marrë “vizën” për Evropian i luan jashtë “Fadil Vokrrit”

Sot u hodh shorti për fazën e Play-off të Ligës së Kombeve ku Kosova nuk pati fare fat dhe nëse kualifikohet tutje në finale do t’i duhet prapë që ta luajë si mysafir atë ndeshje.

Për shkak të pikëve më shumë në fazën e grupeve të Nations League, Maqedonia do ta pres Kosovën, ndërsa në shortin e hedhur në Nyon të Francës sot, fituesit e gjysmëfinales së parë ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë do të jenë nikoqir të ndeshjes finale.

“Dardanëve” tash do t’i duhet të punojnë edhe më shumë pasi që nuk do ta kenë përparësinë e terrenit vendas dhe përkrahjen e pashterrshme të tifozëve, shkruan Indeksonline.

Përkundër kësaj, Kosova ka treguar ndeshje të mira që japin shpresa të mëdha që ndonëse jashtë shtëpisë, “Dardanët” do të kthehen me biletën e Euro 2020.