Kosova, në agjendë për anëtarësim në Këshill të Evropës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Jashtëm.

Kështu ka bërë të ditur këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi, përmes një shkrimi në Twitter.

Ajo, më tej, shfaqi shpresën që në ditën e hënë, kur dhe do të mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të këtij komiteti do të ketë hapa pozitivë në drejtim të integrimit evropian.

“Kërkesa e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të së hënës. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi në Twitter.