Kosova U21 deklason Andorrën

Përfaqësuesja U21 e Kosovës i ka nisur me fitore eliminatoret për Evropianin 2021, duke e deklasuar Andorrën në transfertë me rezultatin 4:0.

Fituesi i këtij takimi u përcaktua që në 45 minutat e para, pasi “Dardanët” shënuan në total 4 gola. Golat për fitoren e Kosovës u shënuan nga Arlind Gashi, Mirlind Mema, Mirlind Daku, dhe Eris Abedini.

Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e trajnerit Rafet Prekazi administruan mirë rezultatin, ndërsa në minutat e fundit debutuan emra si Donat Hasani, Kreshnik Krasniqi dhe Leonard Vitia.

Ndryshe më 11 qershor shpresat e Kosovës presin ato të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.