Kreu disa vjedhje në Prishtinë, arrestohet 37 vjeçari

Sot njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje

.I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Bazuar në hetimet policore, dyshohet se vjedhjet janë kryer brenda banesave nga personi i arrestuar , i cili ka arritë të hyj brenda objekteve duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale.

Personi i dyshuar:- V.K , mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.