Krijohet ylber mbi Liqenin Artificial, pamjet mrekullojnë kalimtarët

Ylberi është një dukuri optike dhe meteorologjike i cili paraqitet në atmosferën e tokës, pas shiut, kur rrezet e diellit shkëlqejnë në pikat e imta të ujit.

Ato marrin formën e një gjysmërrethi në të cilin duket spektri i 7 ngjyrave i cili nga ana e jashtme fillon me ngjyrën e kuqe dhe në anën e brendshme

Kjo dukuri fantastike ka mrekulluar sot banorët e Tiranës pasi një ylber është krijuar mbi liqenin artificial tek diga ku ndodhet edhe një shatërvan.

Pamjet kanë mbërritur në redaksine e JOQ Albania nga një qytetar dhe janë filmuar në orën 16:53 të pasdites së sotme.