Kryediplomatja gjermane nesër në Kosovë e Serbi për shkak të tensioneve të fundit

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në një kohë kur tensionet janë rritur, pas sulmit terrorist në veri.

Për këtë ka njoftuar REL, të mërkurën teksa raportohet se Baerbock do të flasë me liderët nga Serbia dhe Kosova dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë konfliktin në margjinat e një takimi në Shqipëri të ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Zëdhënësi i Baerbock tha se situata në rajon ishte “padyshim shqetësuese”.

Takimet në Shqipëri janë pjesë e Procesit të Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por do të diskutohet edhe për krizën e fundit në veri të Kosovës.

Më 24 shtator një grup terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës në veri duke vrarë kështu policin, Afrim Bunjaku.