Kryeministri Albin Kurti ka takuar homologun e tij britanik, Boris Johnson

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar homologun e tij britanik, Boris Johnson.

Kurti ka takuar Johnson gjatë pjesëmarrjes në samitin vjetor për investime në Ballkanin Perëndimor.

Përpos Johnson, Kurti ka takuar edhe zyrtarë të tjerë britanikë.

“WB6 është i domosdoshëm për sigurinë e Evropës dhe ky është tashmë një besim i përbashkët në shumë kryeqytete evropiane. Një kënaqësi e vërtetë të takojë Kryeministrin e Britanisë së Madhe @BorisJohnson” shkruan kryeministri kosovar, referuar edhe takimeve me zyrtarë të tjerë./Fokusi.info/