Kryeministri britanik rikthehet në punë

Kryeministri britanik, Boris Johnson mund të rikthehet të hënën në punë, pasi u shërua nga koronavirusi, sipas një raporti të medieve.

Gazeta “Daily Telegraph”, raportoi se Johnson do të kthehet në zyrën e tij në Londër gjatë një faze kritike të pandemisë, pasi anëtarët e partisë së tij dëshirojnë të lehtësojnë gradualisht kufizimet e izolimit.

Johnson po rikuperohet në një shtëpi jashtë Londrës, ku kishte kryer disa detyra, përfshirë telefonata nga mbretëresha dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Johnson u pranua në kujdesin intensiv në Londër si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.

Më 12 prill ai doli nga spitali.

Aktualisht ministri i Jashtëm, Dominic Raab po drejton qeverinë, gjë që është kritikuar lidhur me trajtimin e pandemisë.