Kryeministri Haradinaj takon ambasadorin gjerman, flasin edhe për takimin e Berlinit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me ambasadorin Heldt kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve, si dhe rreth takimit të Berlinit.

“Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.

Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integriminin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi. Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të Kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit”.

RH