Kryeministri Haradinaj takon kryetarin Suma

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se është njoftuar për projektet dhe sfidat e Komunës Hani i Elezit.

“Nga kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, u njoftova sot për projektet dhe sfidat në këtë komunë, veçanërisht në infrastrukturë. Qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme të Hanit të Elezit, dhe në këtë aspekt do të ndikojë edhe miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, si hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal, duke kthyer pronën komunale në potencial zhvillimor”. RH